Flash News

E-TJERA

Të ardhurat shumë më të ulëta, por çmimet në Shqipëri rriten si në Zvicër

Të ardhurat shumë më të ulëta, por çmimet

Shqipëria është një ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve. Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin tetor është 8,0 % nga gati 12% që është për mesataren e bashkimit Europian me 27 shtete.

Edhe pse të ardhura shumë herë më të ulëta, Shqipëria renditet pas Zvicrës, Islandës, Francës, Spanjës dhe Maltës, sa i përket çmimeve të larta.

Instituti i Statistikave bën me dije se rritja më e madhe e çmimeve, prej 13.7 % është shënuar te ushqimet dhe pijet joalkoolike. Më pas renditet transporti me me 12.9 %.

Në këto dy grupe ka ndikuar rritja e çmimit të karburanteve, që prej disa muajsh tashme ka pësuar shtrenjtim të konsiderueshëm.

Më pas listohen: “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 6,5 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4,9 %, “Veshje dhe këpucë” me 3,9 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 3,1 %, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 2,4 % secila, “Argëtim dhe kulturë” me 2,0 % dhe “Komunikimi” me 0,6 %.

Të ardhurat shumë më të ulëta, por çmimet

Të ardhurat shumë më të ulëta, por çmimet

Të fundit