Flash News

E-TJERA

Të armatosur brenda një lokali, 14 të arrestuar në Elbasan, sekuestrohen municione dhe uniforma policie

Të armatosur brenda një lokali, 14 të arrestuar në Elbasan,

Një operacion policor në Elbasan ka vënë në pranga 14 persona, të cilët u arrestuan në flagrancë në një lokal në Bradashesh.

Të arrestuarit, me precedent kriminal të theksuar në fushën e krimeve kundër personit dhe në fushën e narkotikëve, si dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, u kapën me armë, municione luftarake, mjete të ftohta, dhe uniforma policie.

Konkretisht, janë arrestuar: E. T., 39 vjeç, H. M., 25 vjeç, A. K., 49 vjeç, M. S., 47 vjeç, B. M., 53 vjeç, J. M., 30 vjeç, A. D., 49 vjeç, E. D., 29 vjeç, banues në Tiranë;

-T. Z., 52 vjeç, S. M., 46 vjeç, E. C., 36 vjeç, E. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, B. H., banues në Itali dhe një 17-vjeçar (djali i shtetasit T. Z.).

“Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit u gjetën 3 armë zjarri dhe municion luftarak. 

Në vijim, gjatë kontrollit në banesat e këtyre shtetasve, u gjetën elektroshot (dorezë neuroparalizuese), 4 radio si të Policisë, jelek me mbishkrimin “Policia”, send në formë pistolete, sinjalizues (send metalik në formë pistolete), thikë, shkop metalik, shuma parash, 4 automjete , 13 celularë dhe DVR.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Moskallëzimi i krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", "Përkrahja e autorit të krimit", "Mbajtja pa të drejtë e uniformës" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", të kryera në bashkëpunim”, njofton policia.

Të fundit