Flash News

E-TJERA

Të arrestuar për ryshfet, policët e Morinës ankohen në GJKKO: SPAK s’ka kompetencë

Të arrestuar për ryshfet, policët e Morinës ankohen në

Punonjësit e policisë kufitare të Kukësit, të cilët u arrestuan disa ditë më parë gjatë operacionit të përbashkët Shqipëri-Kosovë, kanë ankimuar masat e sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Policët kërkojnë shpalljen e moskomptencës nga GJKKO dhe vazhdimin e hetimeve të mëtejshme nga Gjykata e Kukësit. Punonjësit argumentojnë se sipas vendimit të Gjykatës së Lartë vepra penale e Korrupsionit që është poshtë shifrës 500 mijë lekë të vjetra, nuk është kompetencë e SPAK por e gjykatës së rrethit.

32 punonjësit e policisë kufitare u vunë në pranga për ryshfet dhe korrupsion, pasi merrnin nga qytetarët para kundrejt kalimin të jashtëligjshëm të mallrave apo edhe favoreve të tjera. Duke dhënë ryshfet qytetarët e kalonin kufirin pa u regjistruar në sistemin TIMS.

Të fundit