Flash News

E-TJERA

Të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd, shoferët turq gatuajnë me bombol gazi në rrugë

Të bllokuar nga shembja e rrugës në Librazhd, shoferët turq

Rreth 30 kamionë janë bllokuar dhe ndodhen në pritje në pikën kufitare të Qafë Thanës prej ditësh për të kaluar kufirin.

Shkak është bërë shembja e segmentit rrugor që ndiqej si itinerar i zakonshëm për lëvizjen Qafë Thanë–Elbasan.

Për pasojë, shumë kamionë janë detyruar të ndryshojnë rrugëkalim dhe të kalojnë tranzit nëpër territorin e Maqedonia e Veriut, çka ka sjellë rritje të menjëhershme të fluksit në pikën kufitare dhe krijimin e pritjeve.

Ata thonë se pritja është e vështirë, ndërkohë kanë mbetur edhe ushqim.

“Kemi që të dielën këtu që presim. Moti është i ftohtë. Po presim të hapet rruga dhe të ikim, kemi mbetur pa bukë, pa ujë. Shpenzimet sipas kompanisë janë të mëdha, problemet janë të mëdha, ne nuk dimë më shumë. Shpresojmë të hapet rruga dhe të ikim, s’kemi çfarë të bëjmë”, tha njëri prej tyre.

Pritja është bërë e vështirë edhe në kemi familje dhe fëmijë. Kemi katër ditë këtu saktësisht, kemi mbetur edhe pa bukë, edhe një më ka mbetur. Do hamë atë tani. Po flemë në kabinë. Nga këtu do iki në Durrës. Shpresojmë të hapet rruga nga pala shqiptare, atë po presim”, tha një tjetër.

 

Të fundit