Flash News

E-TJERA

Të dehur dhe me shpejtësi të lartë, arrestohen 9 shoferë dhe pezullohen 40 leje qarkullimi në 24 orët e fundit

Të dehur dhe me shpejtësi të lartë, arrestohen 9

Policia ka arrestuar 9 shoferë, pasi u konstatuan se drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi, në 24 orët e fundit. Gjithashtu u pezulluan edhe 40 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

30 prej lejeve janë hequr, pasi drejtuesit qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 70 km/h në qendrat e banuara deri në 161 km/h në rrugën interurbane Tiranë-Durrës.

Ndërkohë 1761 drejtues janë ndëshkuar me masë administrative për parakalime e manovra të rrezikshme, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.

Të fundit