Flash News

E-TJERA

Të dëmtuarit nga tërmeti, afati për të marrë paratë në dorë. Lista me emrat e miratuar nga Këshilli Bashkiak

Të dëmtuarit nga tërmeti, afati për të marrë
Këshilli Bashkiak

Procedura e kompensimit për banorët që kanë pësuar dëme në banesa pas tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës nuk mbyllet te vendimarrja në Këshillin Bashkiak.

Nga momenti i miratimit, nevojiten minimalisht 10 ditë afat që vendimi të shkojë në prefekturë dhe të siglohet, që më pas fondet të lëvrohen. Kështu, 1100 qytetarët që gjejnë emrin në listën e miratuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak (siguruar nga gazeta Panorama) nuk duhet të nxitojnë këtë javë për të tërhequr paratë.

Sipas informacioneve zyrtare, një numër i vogël qytetarësh janë përjashtuar, për shkak se rezultojnë me dy shtëpi, ndërsa pjes tjetër janë në listë pritjeje ose nuk kanë plotësuar dosjen e dokumenteve që kërkohen për të përfituar nga granti i rikonstruksioneve.

Një problematikë e dalë gjatë mbledhjes së dokumentave, ka të bëjë me pronësinë e apartamenteve, kompensimi i të cilave duhet të ndahet ndërmjet atyre që figurojnë në certifikatë pronësie.

Fundi i këtij viti është afati përfundmitar i deklaruar për mbylljen e dosjeve të dëmshpërblimeve dhe ndërtimin e gati një mijë banesave individuale.

Numërohen 98 pallate të dëmtuara, rënë nga tërmeti i vitit të shkuar, por për vetëm 55 prej tyre është marrë vendimi për t'i ribërë nga e para. Për gjashtë prej tyre nuk ka ende një vendim, ndërsa të tjerat do të përforcohen dhe rikonstruktohen.

Të dëmtuarit nga tërmeti, afati për të marrë

Të dëmtuarit nga tërmeti, afati për të marrë

Të dëmtuarit nga tërmeti, afati për të marrë

Të dëmtuarit nga tërmeti, afati për të marrë

Të fundit