Flash News

E-TJERA

Të dënuar për drogë dhe vrasje, identifikohen katër shqiptarët që u arratisën nga burgu grek

Të dënuar për drogë dhe vrasje, identifikohen katër

Katër shqiptarë janë arratisur mëngjesin e sotëm nga burgu i Kretës në Greqi. Përveç shqiptarëve, ka arritur të arratiset edhe një pakistanez.

Ndërkohë që policia ka nisur punën për kapjen e tyre, mediat greke kanë bërë të mundur identifikimin e shqiptarëve.

 Burime thonë se të arratisurit kanë arritur të sharrojnë hekura në dritaren e tualetit të paraburgimit dhe janë larguar.

Sipas mediave greke Olis Thoma Prifti, 43-vjeç, me origjinë nga Dropulli, është një nga personat e arratisur nga burgu në Hania të Greqisë. Një tjetër nga të arratisurit është identifikuar me inicialet Ardian Meta., 32 vjeç nga Divjaka.

I treti njihet si F. F., 34 vjeç i dënuar për “trafik droge” ndërsa shqiptari i katërt raportohet se është një 29-vjeçar i dënuar për trafik droge.

Të dënuar për drogë dhe vrasje, identifikohen katërTë dënuar për drogë dhe vrasje, identifikohen katërTë dënuar për drogë dhe vrasje, identifikohen katërTë dënuar për drogë dhe vrasje, identifikohen katër

Po ashtu, i arratisuri i 5-ë, është një pakistanez, i dënuar për vrasjen e tre personave.  Deri tani policia ka mundur të sekuestrojë vetëm furgonin me të cilin dyshohet se u larguan pesë të arratisurit.

Të fundit