Flash News

E-TJERA

Të dënuar për drogë e vrasje, 3 shqiptarë arratisen nga burgu në Greqi

Të dënuar për drogë e vrasje, 3 shqiptarë arratisen nga

Tre shqiptarë janë arratisur nga ambientet e Drejtorisë së Gjykatave të Migracionit të Atikës.

Mediat greke bëjnë me dije se njëri prej tyre 35 vjeç është arrestuar, ndërsa dy të tjerët janë në kërkim. Raportohet se dy prej tyre mbaheshin në burg për drogë dhe i treti për vrasje.

Sipas policisë, tre të arratisurit kanë prerë parmakët e qendrës së paraburgimit, që ndodhet në anën e pasme të katit të dytë të pallatit dhe janë zbritur me çarçafë.

 Së bashku me tre shqiptarët ka tentuar të arratiset edhe një gjeorgjian, por është vënë re nga policia dhe është arrestuar.

Të fundit