Flash News

E-TJERA

Të dënuar për korrupsion, ILD kërkon shkarkimin e tre gjyqtarëve

Të dënuar për korrupsion, ILD kërkon shkarkimin e tre
Artur Metani

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin e tre gjyqtarëve, të dënuar më herët për korrupsion. Kreu i ILD-së, Artur Metani i është drejtuar me kërkesë Këshillit të Lartë Gjyqësor për shkarkim për shkelje të rënda disiplinore për tre gjyqtarët e Durrësit, Klinton Spahiu, Petrit Ceno dhe Petraq Dhimitri.

Këta të fundit janë dënuar nga ish-Krimet e Rënda për korrupsion pasiv. Metani i ka dërguar KLGJ-së një kërkesë edhe për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Tiranë, Evgjeni Sinoymeri, e cila pak ditë me parë u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut. Tre gjyqtarët u hetuan nga ish-Krimet e Rënda për përfitime të paligjshme për të dhënë një vendim në favor të biznesmenit Namik Sadik. 

Të fundit