Flash News

E-TJERA

Të dhënat deri 11:00/ Pjesëmarrja e votuesve, ulet përqindja në krahasim me 2021

Të dhënat deri 11:00/ Pjesëmarrja e votuesve, ulet përqindja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore deri në orën 11:00. Deri më tani janë raportuar se kanë votuar 263190 njerëz në total, pra 13.59%. Vëmë re se në krahasim me zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021, përqindja është ulur.

Në ato zgjedhje deri në orën 11 kishin votuar 321625 njerëz që përbëjnë 20.81%. Kështu që kemi ulje në votimet e raportuara deri më tani, ku edhe në krahasimet e bërë që në orën 9:00, vinim re një ulje gati 3-fish.

Mosbesimi ndaj politikanëve dhe largimi në masë i njerëzve janë ndër arsyet se përse këto numra janë ulur.

Të dhënat deri 11:00/ Pjesëmarrja e votuesve, ulet përqindja

 

Të fundit