Flash News

E-TJERA

Të dhënat e KQZ, sa qytetarë kanë votuar në Himarë deri në orën 14:00

Të dhënat e KQZ, sa qytetarë kanë votuar në Himarë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat mbi numrin e votuesve që kanë marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Himarës, mes Petro Gjikurisë dhe Vangjel Tavos.

Sipas KQZ-së, nga të dhënat e 34 qendrave të votimit nga 36 që ka gjithsej Bashkia e Himarës, pjesëmarrja deri në orën 14:00 ishte 28.25 %. Shifra është rreth 2 % më e lartë se e njëjta orë, në zgjedhjet e mbajtura në 14 maj 2023, kur garonin Fredi Beleri dhe Jorgo Goro.

KQZ njoftoi se kanë votuar 6245 qytetarë me të drejtë vote.

Të dhënat e KQZ, sa qytetarë kanë votuar në Himarë

Të fundit