Flash News

E-TJERA

"Të dielën do zbresim në fushë", Duka: Kërkesat do të plotësohen  

"Të dielën do zbresim në fushë", Duka:

Kampionati shqiptar do të rinisë, pas bojkotit disa mujor. Lajmin e bëri të ditur presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

Përmes një deklarate ai u shpreh se kampionati do të vijojë, ndërsa i cilësoi kërkesat të realizueshme dhe logjike.

“Kemi vendosur që ditën e diel të zbresin në fushë dhe të mërkurën të luhet java e dytë. Bojkoti e ka realizuar në një farë mënyre qëllimin e tij pasi e ka sjell çështjen në diskutim.

Nuk është e thënë që ne do të luajmë dhe kërkesat nuk do të plotësohen. Urojmë që sa më shpejt këto kërkesa të zgjidhen dhe mendoj se jemi në rrugë të mbarë”, tha Duka.

Liga e Profesionistëve ka kërkuar uljen e TVSH në 6%, faljen e gjobave dhe detyrimeve të prapambetura tatimore; mos pagimin e TVSH -së për të ardhurat e sportistëve dhe miratimin e ligjit të sponsorizimeve.

Të fundit