Flash News

E-TJERA

Të dielën mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ kërkon shtyrjen e afatit për dokumentet e identifikimit

Të dielën mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, KQZ kërkon shtyrjen

6 bashki të vendit (Shkodër, Durrësi, Vora, Rrogozhina, Lushnja dhe Dibra) do të zhvillojnë të dielën zgjedhjet e pjesshme lokale, për të zgjedhur kryetarët e bashkive përkatëse.

Në prag të procesit zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka paraqitur një kërkesë ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, për të shtyrë afatin e dokumenteve të identifikimit të votuesve, të cilat kanë skaduar. KQZ kërkon të jenë të vlefshme deri në datën e zgjedhjeve.

Sipas letrës së KQZ-së, janë adresuar shqetësime nga subjektet zgjehdore pjesëmarrëse për një numër relativisht të madh të personave qëiu ka përfunduar afati ose ju përfundon shumë shpejt.

KQZ i kërkon Ministrisë së Brendshme se “në përputhje me të gjitha përcaktimet ligjore, ju lutem konsideroni mundësine e vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit me afat të skaduar, tej datës 6 mars 2022”.

KQZ sqaron në letër se duke filluar nga data kur janë dekretuar zgjedhjet e deri në datën e zhvillimit, pra 6 mars, mund të mos iu ketë dhënë mundësi votuesve që t’i rinovojnë dokumentet e identifikimit.

Të fundit