Flash News

E-TJERA

Mund të jetë hera e fundit; Të dielën ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta pas

Mund të jetë hera e fundit; Të dielën ndryshon ora, akrepat

Në orën 03.00 të datës 25 tetor, ndryshon ora. Nga e diela, akrepat do të shkojnë 60 minuta pas, duke u pozicionuar në orën 02.00. Ky orar do të na shoqëroj deri të dielën e fundit të marsit 2021, kur do të spostojmë sërish akrepat e orës. Pra, do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.

Kjo mund të jetë hera e fundit që ne do ta bëjmë këtë, pasi Parlamenti Evropian ka votuar që ora mos të ndryshojë më. Çdo vend do të vendosë vetë se ke orë do të mbajë. Praktika e ndryshimit të orës nisi në Europë në vitin 1974, kur vendet e botës donin të kursenin energjinë elektrike duke shfrytëzuar kështu diellin.

Të fundit