Flash News

E-TJERA

Të djathtë dhe të majtë homazhe në nder të Bashkim Finos; Rama dhe Basha të shoqëruar nga bashkëshortet

Të djathtë dhe të majtë homazhe në nder të Bashkim
Foto ilustruese

Në pallatin e Kongreseve janë duke u zhvilluar homazhet në nder të deputetit socialist Bashkim Finos, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm.

Të djathtë dhe të majtë përcollën mesazhe ngushëllimi dhe morën pjesë në homazhe.

Të parët që morën pjesë ishin deputetët socialistë dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Në homazhe morën pjesë dhe ish-deputetët socialiste si Arta Dade, Ben Blushi dhe Saimir Tahiri.

Të djathtë dhe të majtë homazhe në nder të Bashkim

Të djathtë dhe të majtë homazhe në nder të Bashkim

Të djathtë dhe të majtë homazhe në nder të Bashkim

Presidenti Ilir Meta mbërriti në pallatin e Kongreseve rreth orës 12.30, ku zhvilloi edhe homazhet në nderim të deputetit.

Të djathtë dhe të majtë homazhe në nder të Bashkim

Lulzim Basha ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Aurela Basha.

Të djathtë dhe të majtë homazhe në nder të Bashkim

Ndërkohë kryeministri Rama mbërriti pak më vonë se bashku me bashkëshorten e tij, Linda Ramën. Pasi kanë vendosur kurora me lule, kreu i qeverisë është përkulur në shenjë nderimi para arkëmortit të Finos.

Të djathtë dhe të majtë homazhe në nder të Bashkim

Këta të fundit nuk janë prononcuar për mediat. Mesazhet e ngushëllimit për ndarjen nga jeta të deputetit kanë qenë nga të gjitha partitë. Në shenjë nderimi, PS dhe PD kanë anuluar aktivitet elektorale, që ishin planifikuar të mbaheshin sot.

Kryeministri Rama e shpalli 29 marsit ditë zie dhe flamujt në të gjitha institucionet, duke nisur nga presidenca u ulën në gjysëm shtizë. Fino do të përcillet për në banesën e fundit në orën 16.00.

Të fundit