Flash News

E-TJERA

“Të dyshuar për spiunazh”, ç’shkruajnë mediat ruse për ngjarjen në Uzinën Ushtarake në Gramsh

“Të dyshuar për spiunazh”, ç’shkruajnë

Tentativa e dy shtetasve rus dhe një ukrainasi për të hyrë në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh është pasqyruar edhe në mediat e huaja, e për më tepër në ato ruse.

‘The Moscow Time’ ndalet te plagosja e dy ushtarëve shqiptarë që ruanin godinën, të cilët ndaluan shtetasin rus të hynte në uzinë. Media ruse ndalet te deklarata e kryeministrit Edi Rama i cili hodhi dyshime se tre shtetasit mund të jenë agjentë spiunazhi.

“Dy ushtarë shqiptarë u plagosën teksa po përpiqeshin të ndalonin dy rusë dhe një shtetas ukrainas të hynin në një fabrikë ushtarake. Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se tre personat ishin ‘të dyshuar për spiunazh’. Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009”.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. Një shtetas rus që tentoi të fotografonte godinën e uzinës u vu re nga dy ushtarë që ruanin ndërtesën. Ata shkuan për ta ndalur shtetasin rus, ndërsa ky i fundit i ka sulmuar ushtarët me spray djegës në fytyrë.

Jashtë ambienteve të uzinës ndodheshin edhe një shtetas rus dhe një ukrainas brenda një mjeti tip “Chevrolet”. Tre shtetasit janë ndaluar dhe janë duke u marrë në pyetje. Në dëshmitë e para, tre shtetasit kanë deklaruar se nuk janë agjentë, por turistë të cilët ishin të apasionuar pas fotografisë.

Ministri i Brendshëm, Niko Peleshi, tha se ka dyshime për spiunazh derisa kemi të bëjmë me tentativë të dhunshme për të hyrë në uzinë pa autorizim.

“Të dyshuar për spiunazh”, ç’shkruajnë

Të fundit