Flash News

E-TJERA

Të frikësuar nga hakmarrja, familja refuzon të varrosë trupin e Arben Lleshit

Të frikësuar nga hakmarrja, familja refuzon të varrosë

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka kërkuar leje për të varrosur trupin e Arben Lleshit, i cili u vra një muaj më parë nga Sokol Mjacaj në burgun e Peqinit, pasi familjarët e të ndjerit nuk kanë tërhequr trupin e pajetë të tij nga morgu.

Sipas raportimeve në media se trupi i pajetë i viktimës nuk u tërhoq nga familjarë për shkak të frikës së vijimit të sagës se hakmarrjes.

Arben Lleshi u qëllua për vdekje brenda burgut nga Sokol Mjacaj një tjetër i dënuar me burg përjetë. Po ashtu i plagosur mbeti Indrit Shaqja. Hetuesit dyshojnë që Mjacaj ka vepruar dhe vrarë bashkëvuajtësin kundrejt pagesës, por nuk ka mundur ende të identifikojë urdhëruesit..

Të fundit