Flash News

E-TJERA

Të fshehura në një "Benz"/ Sekuestrohen rreth 495 mijë euro në Muriqan, arrestohet poseduesi

Të fshehura në një "Benz"/ Sekuestrohen rreth 495

Rreth 495 mijë euro janë sekuestruar në pikën kufitare të Muriqanit, që do të futeshin në vendin tonë në mënyrë të jashtëligjshme, njoftoi policia.

Policia e Shkodrës ka arrestuar poseduesin e tyre, shtetasi Rudolf Radi, 56 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Ancona-Itali.

Sipas burimeve zyrtare, policia kishte marrë informacion në rrugë operative se ky shtetas posedonte një shumë të madhe parash dhe do t'i t’i fuste në mënyrë të kundërligjshme në vendin tonë.

"Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në automjetin  tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Rudolf Radi, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në mjet 494.785 euro, të cilat Rudolf Radi nuk i kishte deklaruar." thuhet në njoftimin e policisë.

56-vjeçari akuzohet për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Të fundit