Flash News

E-TJERA

Të fundit në Evropë për paratë që na jep qeveria, vetëm 644 euro në vit për qytetar

Të fundit në Evropë për paratë që na jep qeveria,

Konsumi final i qeverisë, një nga komponentët e Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas metodës së shpenzimeve, që gjerësisht konsiderohet si indikatori që mat shpenzimet e qeverisë për qytetarët, si për shëndetin, arsimin dhe shërbimet e përgjithshme publike

“Scan Intel” ka analizuar shifrat e Eurostat për të gjithë vendet e Europës, në bazë të popullsisë të secilit prej tyre, marrë po nga Eurostat për vitin 2021.

Analiza e shifrave për Shqipërinë tregon se vendi ynë renditet i fundit në Evropë për shpenzimet që qeveria i paguan qytetarëve. Bazuar në të dhënat e Eurostat për vitin 2021, qeveria shpenzon vetëm 644 euro në vit për qytetar.

Ndryshe nga Shqipëria, në Bashkimin Evropian norma arrin në 7,156 euro për frymë në vit. Kjo do të thotë, se qeveria shqiptare shpenzon për qytetarët 11 herë më pak se sa qeveritë e vendeve të BE-së.

Nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi shpenzon 1,585 euro për frymë, rreth 2.5 herë më shumë se në vendin tone. Serbia shpenzon 1,315 euro për frymë.

Në vend të parë në Europë renditet Luksemburgu, me 19,422 euro për frymë të shpenzuara nga qeveria e vendit për qytetarët në një vit, 30 herë më e lartë se shuma që qeveria shqiptare shpenzon në vit për qytetarët e saj.

Edhe Danimarka renditet ndër vendet e para, me 14 mijë euro për frymë për qytetarët në një vit, ose rreh 22 herëmë shum se sa shpenzon qeveria shqiptare për qytetarët e saj.

Të fundit