Flash News

E-TJERA

Të gjakosur e të shtrirë në tokë, dalin pamjet e MEK nga përplasja me policinë në kampin Ashraf

Të gjakosur e të shtrirë në tokë, dalin pamjet e MEK

Forca të shumta të policisë shqiptare u përplasën dje me anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian, (MEK) të cilët konsiderohen si opozita e regjimit politik në Iran.

Tensionet pasuan ndërhyrjen e policisë në brendësi të kampit Ashraf 3 në zonën e Manzës pranë Durrësit, , për të ushtruar kontrolle në zbatim të një urdhri të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Anëtarët e organizatës akuzuan policinë për ushtrim dhune duke njoftuar për të paktën një të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, por policia mohoi që gjatë operacionit të saj të ketë patur të lënduar, duke saktësuar se kanë nisur verifikimet për rastin e personit të vdekur.

Iran International English, publikoi pamjet e vetë MEK, ku shihen teksa përplasen fizikisht me policinë. Shumë prej tyre shihen të shtrirë në tokë pasi ndaj tyre u hodh gaz lotsjellës, apo edhe të gjakosur.  

“Grupi opozitar iranian MEK me bazë në Shqipëri thotë se "1000 forca policore shqiptare" bastisën kampin e tyre Ashraf duke përdorur gaz lotsjellës dhe sprej piper, duke vrarë një nga anëtarët e tij dhe duke plagosur mbi 100 njerëz.

Autoritetet shqiptare, megjithatë, mohuan se bastisja shkaktoi vdekjen e burrit”, thuhet në reagimin e MEK.

Të fundit