Flash News

E-TJERA

“Të gjitha, kaq lekë”, gazetari: Ç’më tha zyrtari i lartë si realizohen fotot me senatorë e kongresmenë

“Të gjitha, kaq lekë”, gazetari: Ç’më

Teksa në SHBA po zhvillohet një hetim mbi senatorin amerikan, Bob Menendez, mediat amerikane kanë nxjerrë fakte, të cilat thellojnë korrupsionin që arrijnë deri në Shqipëri.

Në skandalin e Menendez përfshihet edhe Korab Lita, i cili pranoi dhe mbajti mandatin e deputetit në vitin 2019, kur opozita vendosi të djegë mandatet në kohën kur Lulzim Basha ishte kryetar i PD.

Gazetari Hysni Gurra tregon në një status në FB se si një miku i tij zyrtar i lartë shtetëror e ka informuar se si funksion realizimi i fotove me senatorë e kongresmenë.

Kur shoh foto deputetësh shqiptarë me kongresmenë e senatorë më kujtohet ky tipi. Deputet i opozitës së kërpëratës, pagoi ca para edhe bëri edhe ky një foto me senatorin (Mendez), folën për reformën zgjedhore, demokracinë, situatën në rajon…etj.

Lobingu e ka bërë politikën si këto punonjëset e seksit në Shqipëri që kapin herë pas here emisionet investigative. Po t’i keni parë e kanë pak e shumë kështu- shkon gazetari me gjasme si klient, edhe ajo punonjësja e seksit i rendit listën e çmimeve;

-Vetëm orale, çmimi më i lirë

-Vetëm vaginale, çmimi mesatar

-Të gjitha, kaq lekë…çmimi më i lartë

Më ka treguar një miku im që ka qenë zyrtar i lartë shtetëror se kështu pak a shumë funksion kjo puna e fotove me senatorë e kongresmenë. Sa zbret të vjen lobisti me listë çmimesh në dorë:

-Vetëm foto në koridor, kaq dollarë

-Foto në zyrë, kaq

-Foto dhe video, ku ai të thotë edhe emrin që takova filanin…kaq lekë…e kështu me radhë.

p.s- Hiqni dorë nga këto pisllëqe të neveritshme se kështu e nisi edhe Edi Rama avash - avash një herë me çmimet e lira, pastaj në..deri sa ia nguli McGonigali”, shkruan gazetari.

Të fundit