Flash News

E-TJERA

“Të gjitha shtetet duhet ta përfitojnë”, kreu i OBSH-së: Asnjëherë në histori, që një vaksinë të zhvillohet kaq shpejt

“Të gjitha shtetet duhet ta përfitojnë”, kreu i

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka përshëndetur zbulimin e vaksinës anti-COVID-19, ndërsa insistoi se çdo vend duhet të përfitojë.

“Vaksina do të jetë mjet kryesor për kontrollimin e pandemisë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet paraprake të testeve klinike që u publikuan këtë javë.

Asnjëherë në histori nuk ka ndodhur që një vaksinë të zhvillohet kaq shpejt. Ne duhet të zbatojmë të njëjtën urgjencë që të sigurohemi se të gjitha shtetet përfitojnë nga kjo arritje shkencore”, deklaroi kreu i OBSH-së.

Gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe partneri i tyre gjerman BioNTech njoftuan të hënën se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektivë në fazën finale, ku janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.

Të fundit