Flash News

E-TJERA

Të hënën Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm, çfarë pritet të miratohet

Të hënën Kuvendi mblidhet në sesion të

Të hënën në 4 janar, Kuvendi pritet të mblidhet në një sesion të jashtëzakonshëm.

Në këtë seancë, Kuvendi pritet të miratojë dekretet e presidentit për shkarkimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm në Detyrë dhe emërimin e Olta Xhaçkës në vend të tij dhe Niko Peleshit në krye të Ministrisë së Mbrojtjes.

“II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.889, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

2. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.890, datë 31.12.2020 “Për shkarkim ministri”.

3. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.891, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri”.

4. Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.892, datë 31.12.2020 “Për emërim ministri””, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Ky sesion është kërkuar nga kryeministri Edi Rama me qëllim shqyrtimin e shkarkimeve dhe emërimeve të ministrave brenda afatit të përcaktuar.

Sesioni i rregullt parlamentar pritet të nisë në 18 janar.  

Të hënën Kuvendi mblidhet në sesion të

Të fundit