Flash News

E-TJERA

“Të hetohen votat e pavlefshme”, Gjuzi: Kryeministri ka ngritur sistem spiunazhi

“Të hetohen votat e pavlefshme”, Gjuzi: Kryeministri ka ngritur
Kujtim Gjuzi

Deputeti Kujtim Gjuzi foli për numrin e lartë të fletave të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit (rreth 80 mijë), ku hodhi akuza se fleta e votimit me numra ishte e qëllimtë për te fshehur kanidatët me integritet. Nga Kuvendi, ai i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm Olsian Çela që të hetojë për këtë çështje. Gjuzi tha se kryeministri Edi Rama ka ngritur një sistem të tërë të spiunazhit, duke shtuar edhe se seanca e sotme po zhvillohet me nxitim.

“Ne që u quajtëm opozitë e re, kemi dy vjet që jemi në parlament. Seanca duket e nxituar. Ngarkesa është shumë e madhe dhe nuk ka as 24 orë që na keni njoftuar. ne ishim korrekt me ju, ndërsa ju nuk ishit korrekt me ne. Ju na keni lënë minutazh të reduktuar dhe nuk kemi përçuar tek qytetarët shqiptarë të vërtetën 100 për qind. Zoti kryetar, ju që njiheni si burrnor, të lejonit kryeministrin të merrej me spiunë. I jam drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Olsian  Çela që të hetojë për votat e pavlefshme. 83 mijë qytetarë s’ka shanse të mos dinin, me ato kutiçkat, këtë ju e bët qëllimisht që hoqtë emrat e profesorëve të nderuar se keni frikë”, deklaroi Gjuzi.

Të fundit