Flash News

E-TJERA

"Të hoqën pa logjikë", gazetari debaton me Braçen: Garë nuk do të ketë se ka vdekur

"Të hoqën pa logjikë", gazetari debaton me

Deputeti socialist, i cili ka vetëshpallur kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës ka debatuar me gazetarin Arion Sulo.

Të ftuar në “Top Story”, Sulo iu drejtua Braçes se përpos nismës së tij, nuk pritet të ketë garë. 

Debati

Erion Braçe: Ka midis socialistëve që janë të kënaqur, ashtu siç ka problematika që mbaresën dhe sjellin pakënaqësi. Ka pakënaqësi edhe për mënyrën e të menduarit.

Arion Sulo: Nga ana tjetër shohin mungesë gare, konkurrence…
Erion Braçe: Unë mendoj që do të ketë garë.

Arion Sulo: Garë nuk do të ketë se kaq vdekur gara. Unë them që ajo PS siç e njihnit ju ka vdekur.

Erion Braçe: Unë jam brenda PS-së. Të vijmë tek deputetët. Pse thoni që listat kanë qenë pa debate në kryesinë e PS-së?!

Arion Sulo: Të hoqën pa logjikë politike.

Erion Braçe: A ka mundësi ta mbaroj?

Arion Sulo: Nuk po i thua tamam.

Erion Braçe: Ju nuk po më lini ta përfundoj. Unë e kam zë të përmend emra. Do merremi me emra apo me parimet. Unë e kam nisur këtë gjë në bazë të parimeve demokratike.

Arion Sulo: Je vonë.

Të fundit