Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Të huajat si “skllave seksi”! Shqipëria jo vetëm atraksion turistik por edhe” oaz” për shërbime seksuale

Dy muajt e Xh.Sh, mes Sarandës dhe Vlorës, nuk ishin aspak për turizëm, teksa bashkë me shoqen e saj nga 16 maji i këtij viti dhe deri më 18 korrik, e gjetën veten në dy dhoma të një apartamenti, ku në kohë të shpeshta “bujtnin” burra të ndryshëm për të marrë shërbime seksuale.
Një muaj pasi u ndalua nga strukturat policore, tek Xh.Sh. (shënim, për arsye sigurie dhe etike, inicialet janë të ndryshuara), duket trauma, frika, përunjësia për strehën dhe ushqimin që merr falas por edhe drama që e mundon. Në rrëfimin e saj, mes pasigurisë dhe frikës, më shumë fajëson veten sesa “tutorin” e paidentifikuar ende.
“Për shkak të një zgjedhjeje të gabuar dhe besimit të gabuar te një person kalova këtë situatë, këto janë të gjitha vendimet e mia, kështu që duhet të mbaj pasojat”-thotë 38-vjeçarja Xh.Sh, e cila tregon me shumë vështirësi se ka ofruar shërbime seksuale për deri në pesë burra në ditë. 38-vjeçarja ka një djalë të mitur në Kinë.
Kjo është dhe brenga e saj më e madhe. Prej ditës që shkeli në Rinas iu morr pashaporta nga tutori i saj i cili ende është i pa identifikuar.
“Natën qaj më shumë. Më merr malli për djalin”-thotë ajo ndërsa shtrëngon duart vazhdimisht dhe jep përgjigje fare të shkurtra kur pyetet për njerëzit që e shfrytëzuan. Frikë dhe kujdes pasi ende nuk e di fatin e saj, ndonëse nga policia rasti i është referuar për “ushtrim prostitucioni” dhe është njohur si “viktimë trafiku”.
Kjo është një copëz jete e një gruaje kineze që u gjet në Shqipëri në oazin e prostitucionit, i cili në tre vitet e fundit ka ardhur në rritje po aq shumë sa edhe turizmi në vendin tonë.
Nga 4 kontinente
Në vitet e fundit për shkak edhe të rritjes së numrit të turistëve të huaj, grupe kriminale të mirëorganizuara e konsiderojnë Shqipërinë një oaz të mundshëm për të sjellë në vendin tonë gra me qëllimin e shfrytëzimit të prostitucionit.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, Azia, Amerika Latine, Afrika, por dhe Europa Lindore janë katër kontinentet; të cilat thuajse gjatë gjithë vitit dhe veçanërisht në sezonin veror vijnë me viza turstike apo leje pune; vajza të cilat janë në risk të lartë të shfrytëzimit të prostitucionit.
“Aktualisht, po identifikojmë viktima nga kontinente të ndryshme (Afrika, Azia dhe Amerika Latine), që sillen në Shqipëri ose tranzitojnë përmes territorit tonë. Në të njëjtën kohë, kemi raste ku gra shqiptare dhe të huaja luajnë role organizuese në këto rrjete, jo thjesht si viktima”- thotë Policia e Shtetit.
“Po identifikojmë vajza që vijnë nga vende si Gana, Filipine, Kina, Brazili, Vietnami, Kolumbia, Ukraina, Bjellorusia, Azerbajxhani, Peruja etj”- theksojnë strukturat e rendit.
Gjithashtu edhe përfaqësuesja e Qendrës “Vatra” në Vlorë, Entela Avduli, tregon se rastet e trafikut të shtetaseve të huaja që shfrytëzohen për të ofruar favore seksuale ka ardhur gjithnjë e në rritje.
“Në 2024 nga të gjitha qendrat janë 39 raste të trajtuara ku pjesa më e madhe janë vajza të trafikuara për qëllime prostitucioni, kryesisht janë nga Azia dhe Amerika Latine. Ndërsa përgjatë këtij viti vetëm në qendrën tonë kemi 22 gra që po trajtohen”- thotë Avduli.
Shifrat e policisë “Prostitucioni me të huaj në rritje”
“Për vitin 2023 – janë 70 raste të evidentuara(operacione të policisë), me 161 autorë, (2 autorë, shtetas të huaj). Për vitin 2024 janë 76 raste të evidentuara, me 133 autorë (27 autorë, shtetas të huaj) dhe për periudhën janar – qershor 2025, janë 37 raste të evidentuara, me 81 autorë (25, shtetas të huaj)”-thonë burimet zyrtare të Policisë së Shtetit të pyetur mbi numrin e shtetasve të huaj të përfshirë në trafikim dhe ushtrim prostitucioni. Shifrat janë për rastet e referuara për “shfrytëzim prostitucioni”, përkatësisht neni 114 i Kodit Penal, ndërsa numri i personave të proceduar në gjendje të lirë për ushtrim prostitucioni është shumë herë më i lartë
Prostitucioni: Me leje pune balerina dhe barisite.
Identifikimi që në nisje është mjaft i vështirë për strukturat e Policisë së Shtetit. Vajza që mbërrijnë nga vendet aziatike, Amerika Latine, Afrika dhe Europa Lindore vijnë në dy forma; me viza turistike ose me viza pune.
“Kanë ardhur nëpërmjet agjencive të punësimit, për të punuar si kameriere, balerina, bariste etj, por kanë ardhur edhe me viza turistike. Rastet që kemi trajtuar kanë qenë rrjete të mirëfilllta, që i organizojnë në trafikun e prostitucionit. Dikush u gjente punë, pastaj rekretuesi, dikush që i gjente ambientet, apo edhe klientët”-thotë një nga drejtueset e qendrës Vatra, Entela Avduli. Kjo qendër trajton specifikisht rastet e trafikut dhe ofron shërbime pasiko-sociale, por edhe strehë dhe siguri për viktimat e trafiqeve.
Rastet që zbulohen nga strukturat policore referohen në tri qendrat “Vatra” në të gjithë vendin, por edhe nga OJQ të tjera që merren enkas me strehimin dhe integrimin e viktimave të trafikut, vendase dhe të huaja.
Prostitucioni “elitar”. Vajzat zgjedhin klientët.
“Janë disa faqe online që nga verifikimet tona rezutojnë të regjistruara nga IP në Ukrainë të cilat funksionojnë me qëllim prostitucioni. Vajzat bisedojnë online me klientët, shqiptarë ose të huaj, tregojnë moshën, foto etj dhe pasi përcaktojnë çmimin dhe dakordësohen për shërbimet seksuale që ofrojnë, lenë takim në një vend të caktuar, që mund të jetë një apartament i marrë pa kontratë qiraje, ose motel”- thotë në kushtet e anonimatit një oficer policie i sektorit të atitrafiqeve.
Ky lloj prostitucioni cilësohet edhe si më “elitar”, pasi janë vetë vajzat që zgjedhin këtë formë në mënyrë disi të pavarur dhe të përfshira janë kryesisht shtetase nga Europa Lindore, dhe Amerika Latine. Pagesa për shkon nga 100-300 euro.
Një tjetër formë mbulimi e prostitucuionit mbesin qendrat e masazheve, por edhe ato estetike. “Janë të shumta qendrat e masazheve, kryesisht ato që punësojnë të huaja të cilat ofrojnë edhe shërbime seksuale kundrejt pagesës”-thotë efektivi, ndërsa shton se kanë pasur sukses në goditjen e rrjeteve në disa raste kur vetë agjentët kanë shkuar në këto qendra si të infiltruar dhe më pas janë zbuluar gra dhe vajza që ushtronin prostitucion kundrejt pagesës.
Qendrat e masazheve” Strehë prostitucioni “
“Ajo që ndodh shpesh është se një grua më në moshë që ka ushtruar ose ka shfrytëzuar gra për shërbime seksuale, menaxhojnë “de facto” këto qendra dhe gratë e punësuara ku u përcakton çmimet, u krijon një lloj sigurie, por në shumë raste i mbajnë të izoluara duke u marrë pasaportat, apo edhe kërcënuar se nëse largohen ose denocojnë do kenë pasoja”-thotë efektivi i Antitrafikut, ndërsa shton se janë kryesisht shtetase aziatike, që shërbimet sesuale kundrejt pagesës i mbulojnë nëpërmjet qendrave të masazheve.
Një tjetër formë është edhe shfrytëzimi i prostitucionit nga individë, të cilët ose zotërojnë ose janë të lidhur me një pjesë të pronarëve apo administratorëve të bareve, lokaleve të natës ose hoteleve të ndryshme.
“Në lokale nate apo hotele të vogla kemi zbuluar raste që shtetase të ndryshme të huaja, por edhe shqiptare në dukje punojnë si ballerina apo edhe kameriare dhe bariste, por kur klientë të ndryshëm kërkojnë shërbime sekasuale u ofrohet prej tyre”-thotë agjenti, ndërsa thekson se kjo është një formë shfrytëzimi më e rëndë, pasi shpesh këto gra keqtrajtohen dhe u mbajnë shuma të konsideruara parash nga shfrytëzimi seksual.
“Gratë” që shfrytëzojnë gratë . Skema e rekrutimit dhe rrjeti i shfrytëzimit..
Edhe pse rastet e shfrytëzimit të prostitucionit janë gjithnjë e në rritje, ku të implikuara janë gra, numri i të dënuarve apo të paraburgosurve për këtë vepër penale është i ulët. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve tregojnë se pesë gra, një me dënim të formës së prerë dhe katër të tjera në paraburgim, janë të proceduara për shfrytëzim prostitucioni. Megjithatë numri i grave të proceduara me masa sigurie “arrest shtëpie” “detyrim paraqitje” apo “hetim në gjendje të lirë” një pjesë e madhe të huaja janë të shumta, kjo edhe për vetë faktin se gjykata merr në konsideratë faktin që janë gra, duke i lënë në masa të buta sigurie.
“Kemi parë raste gjithnjë e më tepër ku grupe të organizuara të huaja po implikohen në shfrytëzim për prostitucion ose vepra të tjera kriminale”-thotë përfaqësuesja e Qendrës Vatra, Entela Avduli. “Rastet kanë ardhur të rekrutuara. U është gjetur ‘puna’, dikush i pret në Rinas, që është një taksist i caktuar specifikisht vetëm për këto persona, i dërgon në një hotel, ose shtëpi të marra me qira dhe më pas këto gra ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës”-shton Avduli.
Një fakt që pohohet edhe nga strukturat policore të cilat theksojnë se nuk në shumicën e rasteve të zbuluara gratë e shfrytëzuara kanë ardhur më dëshirë dhe ishin në dijeni se do të shfrytëzoheshin për qëllime prostitucioni, por me kalimin e kohës ata vihen nën trysni nga këto rrjete kriminale që u mbajnë pasaportat, apo edhe i kërcënojnë me të afërm që kanë lënë në vendlindjen e tyre.
Një sy i mbyllur për turizmin?
Ndërsa rastet e grave të huaja që ofrojnë shërbime seksuale në Shqipëri është në rritje, strukturat e rendit janë disi të papërgatitura dhe kjo për faktin se ku lloj prostitucioni nuk ka elementët e dhunës klasike nga grupe që shfrytëzojnë kundër dëshirës së tyre gra. Mjaft prej tyre përzgjedhin Shqipërinë për ushtrim prostitucioni kundrejt pagesës nisur edhe nga numri i lartë i turistëve të huaj në vend.
“Është gati si ‘kërkesë-ofertë’ për shërbimet seksuale kundrejt pagesës dhe jo rastësisht përgjatë sezonit turistik gratë që ofrojnë shërbime seksuale kundrejt pagesës zhvendosen në zonat bregdetare”-pohon një burim policor.
Të njëjtën qëndrim mbajti edhe Avduli duke iu referuar rasteve të trajtuara nga qendra Vatra. Zonat më problematike janë Tirana, Durrësi, Vlora, Saranda, Elbasani dhe Shkodra.
“Policia e Shtetit ka hartuar dhe është duke zbatuar një plan të detajuar masash për sezonin turistik veror 2025, me fokus të veçantë në zonat turistike, për të garantuar rendin, sigurinë publike dhe për të parandaluar veprimtaritë kriminale, përfshirë edhe trafikimin për qëllime prostitucioni”-thotë zyrtarisht policia.
Viktimat e trafikimit:Të ikim sa më parë!
Vajzat e trafikuara dhe të proceduara për ushtrim prostitucioni dërgohen në qendrat e trajtimit dhe nën monitorimin e vazhdueshëm të policisë dhe Zyrës së Emigracionit dhe Azilit.
“Pjesa më e madhe riardhesohen me vulllnetin e tyre. Ndërsa një pjesë tjetër qëndrojnë këtu dhe i kemi gjetur punë të sigurt pasi marrin një leje të posaçme qëndrimi nga zyrat e Emigracionit dhe Azilit”-thotë përfaqësuesja e Qendrës Vatra, Entela Avduli, ndërsa shton se zakonisht në qendra qëndrojnë deri në tre muaj, por ka edhe një vështirësi tjetër të madhe në lidhje me pjesën e dokumenteve.
Shuma nga gratë e kapura dhe proceduara për “ushtrim prostitucioni” nuk kanë pasaportë pasi tutorët e tyre ua kanë marrë që në momentin e parë që kanë shkelur në tokën shqiptare.
“Për viktimat e trafikimit në përgjigjësi, si për të huaja ashtu edhe shqiptare ajo që ne identifikojmë është maja e aizbergut, sepse trafikimi është proces dhe fenomen me rrjete dhe mënyra të tilla që duan kohë që të identifikohen dhe shkatërrohen”-thekson Avduli.
Një prej tyre është edhe Xh.Sh e cila në rrëfimin e saj pohon se pasaportën ia mori “dikush që se njihja”, por që i kishte thënë se e priste një jetë më e mirë, pak pasi të mbërrinte në Shqipëri.
“Erdha sepse dikush më tha se do të më ndihmonte të merrja një vizë për në Itali, ku është e lehtë të shkosh nga këtu”-thotë Xh.Sh, por ajo që gjeti ishte dy muaj skllavëri dhe një dramë që vijon, pa identitet dhe me brengën për djalin e lënë në Kinë për të cilën thotë se kujdeset një i moshuar.
“Ndoshta nuk do t’i tregoj fëmijës tim, sepse nuk dua që fëmija im të turpërohet për mua…”-mbyll rrëfimin Xh.Sh, një nga qindra gra të huaja që Shqipërinë e shohin si oaz ku mund të fitohet nëse ofron shërbime seksuale./Faktoje.al
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38