Flash News

E-TJERA

Të inkriminuarit në politikë, Vasjari: Po depërtojnë në shtabet elektorale, PS ka involvuar kriminelë në Vlorë e dy qytete të tjera

Të inkriminuarit në politikë, Vasjari: Po depërtojnë

Analisti Arjan Vasjari ka ngritur alarmin se ka informacione për individë me profile kriminale që po depërtojnë në shtabet elektorale të partive politike.

Duke folur në ‘Real Story’, Vasjari thotë se nuk tentojnë të hyjnë në parlament, por influencojnë edhe në përcaktimin e listave, përmes rrugëve të tjera.

Individë me profile kriminale kanë depërtuar në shtabet elektorale. Ata po kërkojnë ndere, nuk merrem me emra, kanë ardhur në mbledhje këta individë. Është fenomen që realisht shqetësues.

Ambasadorja e SHBA ka informacion të saktë, ata nuk do shkojë në parlament por po gjejnë rrugë të tjera, po shkon te shtabet elektorale me influencat e frikshme me paratë e tyre, në përcaktimin e listave.

Ka vullnet të partisë që janë të gatshme të mbyllin sytë që në emër të pushtetit janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka”, tha Vasjari.

Vasjari tha se Partia Socialiste ka involvuar njerëz me të shkuar kriminale në Vlorë dhe dy qytete të tjera.

Them që PS ka involvuar individë të identifikuar qartë jo vetëm në Vlorë, të cilët kanë pasur probleme të qarta me dekriminalizimin dhe janë pjesë e shtabeve elektorale. Pra, janë ata që do të merren me votat, me gjetjen e parave, me listat e votuesve.

Zgjedhjet janë një proces shumë kompleks. Para se të shkojmë te kandidatët ka elementë shumë seriozë të tjerë. Këta janë individë, që procesi i dekriminalizimit i ka nxjerrë jashtë nga Parlamenti dhe sot janë shtabe elektorale, në mos në mënyrë të drejtpërdrejtë, në mënyrë indirekte.

Janë jo vetëm Vlora, po edhe dy qytete të tjera, ku këta individë as nuk maskohen fare. Nuk mund të pranoj dot që ne të shkojmë më 26 prill dhe të riciklojmë të njëjtin shqetësim që kemi që nga viti 2015, kur krijuam bindjen se bëmë një ligj shumë të ashpër. Me atë ligj, që nuk ka një të dytë, sot ambasadorja Yuri Kim nuk kishte pse të dilte e të fliste. Nuk ja drejtoj kurrë gishtin një partie politike, me qëllime. Nëse do të ishte kushdo sot këtu, do ja drejtoja”, tha Vasjari, ndërsa deputeti i PS, Ulsi Manja iu përgjigj se edhe në perëndim bota e krimit tenton të afrohen në sofren afër politikës.

“Arjan, edhe në perëndim bota e krimit tentojnë të afrohen në sofren afër politikës. Unë nuk jam bërë dhe s’do bëhet pjesë e mburojës së krimit, por edhe ata politikanë që shohin botën bardh e zi”, tha Manja.

 

Të fundit