Flash News

E-TJERA

“Të injoruar” nga shteti/ Invalidët e punës në protestë: Facebook-un e përdorin shumë mirë, ne s’na përgjigjen

“Të injoruar” nga shteti/ Invalidët e punës në

Invalidët e punës kanë dalë sot në protestë para Ministrisë së Financave, ku kanë kërkuar plotësimin e një sërë kërkesash nga qeveria. Ata deklaruan se janë injoruar nga shteti dhe se nuk i përfitojnë të drejtat e tyre.

Kreu i Shoqatës së Invalidëve, Abdulla Omuri u shpreh se kanë mbetur pa asnjë mbështetje, ndërsa bëri me dije se Ministria e Financave nuk i është përgjigjur shkresave të tyre.

“Ministria e Financave nuk pranoi asnjëherë sugjerimet tona. Ne që kemi punuar në miniera askush nuk e mendon se çfarë kemi hequr. Ne kemi dërguar mbi 12 shkresa dhe e fundit ka qenë më datë 12 shtator, akoma asnjë përgjigje, pse? Me ju thanë se nuk dinë të shkruajnë, jo sepse “Facebook” e përdorin bukur, por nuk duan.

Pensionet e pleqërisë janë më të mëdha se pensionet e invaliditetit, përse. Këto të Ministrisë së Financave si nuk u vjen pa zor. Ju e keni parë që ministria rimburson kompani për të kryer shërbime dhe që këto shërbime nuk i kryen. A ju vjen pak zor, të rimburson çimento, po ne që kemi kontribuuar një jetë të tërë?”-tha ai.

Ndërsa një prej invalideve kërkoi rimbursim të energjisë dhe pensionin që u takon.

“Kam ardhur nga Korça, jemi invalidë dhe duam të drejtat tona. Indeksimi i pensioneve të invalidëve të punës në përputhje me të ardhura dhe rritjen e çmimeve. Duam rimbursim të energjisë elektrike dhe lëndës djegëse. Dhënie e 500 lekëshit, e premtuar nga buxheti. Nuk jemi për lëmoshë, por kërkojmë të drejtat tona”, tha ajo.

 

Të fundit