Flash News

E-TJERA

Të kërkuar për trafik droge, dy shqiptarë ekstradohen në Itali

Të kërkuar për trafik droge, dy shqiptarë ekstradohen
Foto Ilustruese

Dy shqiptarë në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar drejt Italisë.

Të estraduarit janë Flamur Tuda, 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës. Ai ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge.

Si dhe Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”.

Ky i fundit në disa raste ka hasur problematika për të marrë paratë që i kishin borxh tregtarët lokal të drogës, të cilët ai i kërcënonte dhe i detyronte me dhunë që t’i jepnin paratë.

Specialistët e Interpol Tiranës kanë dorëzuar dy të kërkuarit te oficerët e eskortës Interpol Roma, për shoqërimin drejt Italisë, thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit