Flash News

E-TJERA

“Të kishe shkuar te Dumanët, vodhe tendera”, Berisha përplaset me Manastirliun; ministrja: Je hipokrit!

“Të kishe shkuar te Dumanët, vodhe tendera”, Berisha

Kreu i PD, Sali Berisha është përplasur me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në seancën parlamentare.

Teksa ka ngritur si shqetësimin rritjen e çmimeve dhe krizën ekonomike , Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të reagojnë me protesta.

Ndërkohë, Manastirliun e akuzoi se ka vjedhur tendera në kohën e pandemisë, por ministria replikoi duke i thënë se në 8 vitet e qeverisjes së tij nuk u ngrit në vend asnjë qendër shëndetësore.

Debati:

Berisha: Çmimet janë rritur më shumë se në çdo vend tjetër të Europës. Në çdo vend tjetër ka vetëm një zgjidhje, rriten çmimet e kompensohet qytetari.

Bordet vampirë janë ngritur me vendim qeverie për të pirë gjakun e qytetarëve shqiptarë. Si mund të ngrihet ministri i bujqësisë të thotë që shqiptarët po eksportojnë. A e dini ju, që janë rritur me 48 përqind eksporti I prodhimeve bujqësore serbe vetëm këtë vit.

Duman mos më ndërpre fjalën! (I drejtohet Ballës) I bëj thirrje shqiptarëve të ngrihemi se siç kanë këta mungesë ndjeshmërie totale nga sakrificat tuaja, nuk mund të kemi ne mungesë ndjeshmërie ndaj akteve të këtyre kundrejt shqiptarëve.

Ti zonjë (i drejtohet Manastirliut) duhet të kishe dhënë dorëheqjen pesë herë e të kishe shkuar tek Dumanët, se ke vjedhur tendera gjatë pandemisë. Ku i gjeni këto rregulla? Në labirintet psiqike të një njeriu që ka kaluar çdo fazë. Unë kam respekt për njeriun por nuk mund të respektoj unë ministrat me diamante e çanta firme. Respektoj ministër që anë shërbëtore të qytetarëve shqiptarë, e jo të kapardisen me luksin sikur janë në sallat e Hollivudit.”

Manastirliu: Çfarë hipokrizie, po mbytesh në burgun e hipokrizisë tënde. Kur flet ti që në 8 vite të qeverisjes tënde s’bëre një qendër shëndetësore, një ambulancë nuk bleve. Para se të vish këtu  të flasësh për shëndetësinë dhe vdekjen se vetëm ty mund të të të ngazëllejë vdekja, se ti je me damkën e non gratës,  e kur të vish këtu të flasësh për njerëz që po bëjnë ato  që s’bëre ti, po të s’kishe bërë ndonjë gjë s’do ishim duke bërë ato që s’bëre ti dhe më shumë.

A ka hipokrizi më të madhe se të gëzosh për vdekjen. S’të bën përshtypje ty vdekja. Ti je hipokrit s’të shkon të flasësh për shëndetësinë dhe se si u menaxhua pandemia. Më shumë vlerë se fjala janë faktet, ty të vrasin faktet dhe e vërteta.

 

Të fundit