Flash News

E-TJERA

Të kualifikuar në EURO 2024, kuqezinjtë luajnë sot përballë Ishujve Faroe

Të kualifikuar në EURO 2024, kuqezinjtë luajnë sot

Kombëtarja shqiptare do të luajë sot përballë Ishujve Faroe në stadiumin “Air Albania”. Sfida nis në orën 08:45 dhe kuqezinjtë vijnë pas kualifikimit në Euro 2024.

Trajneri Sylvinho nga një konferencë për mediat tha dje se kombëtarja duhet të fitojë tre pikët përballë Ishujve Faroe për të mbajtur kreun e grupit E. Sylvinho paralajmëroi ndryshime në formacion, kur tha se ka nevojë për një skuadër të freskët.

Në kuadër të ndeshjeve, policia shpalli edhe planin e masave. Disa akse rrugore do të bllokohen nga ora 15:00 deri në përfundim të ndeshjes.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

-bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;
-rruga “Papa Gjon Pali II”;
-rruga “Dervish Hima”, pranë ambasadës së SHBA-së;
-rruga “Asim Zeneli”, pranë ambasadës së SHBA-së”;
-rruga “Themistokli Gërmenji”;
-rruga “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i liceut;
-rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-rruga “Jul Variboba”, pranë postës;
-rruga “ Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;
-rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Të fundit