Flash News

E-TJERA

Të lidhur me mafian shqiptare!? Pezullohen disa ushtarë të armatës belge

Të lidhur me mafian shqiptare!? Pezullohen disa ushtarë të

Ministri i Mbrojtjes, Ludivine Dedonder dhe kreu i ushtrisë, admirali Michel Hofman, njoftuan të enjten se një numër i caktuar ushtarësh nga ky batalion inxhinierik, ishin pezulluar në mënyrë parandaluese nga funksionet e tyre për shkak të “fakteve serioze”, të natyrës “strukturore”.

Sipas gazetës "Het Laatste Nieuws", disa anëtarë të batalionit janë gjithashtu nën hetim për trafik armësh dhe krime të lidhura me drogën. Kjo do të përfshinte trafik armësh me anëtarë të mafies shqiptare dhe çeçene, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le canton27.ch, duke ju referuar mediave belge.

Gjithashtu do të hetohej përdorimi i drogave të lehta dhe të forta brenda batalionit si dhe trafiku i drogës me bandat shqiptare dhe çeçene. Het Laatste Nieuës flet për një hetim të veçantë brenda zyrës së prokurorit federal.

Të fundit