All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

"Të madhit të maleve shqiptare", qiri për alpinistin Ndoc Mulaj

All - Paragraf - 1

"Të madhit të maleve shqiptare", qiri për alpinistin

Ndarja nga jeta e alpinistit Ndoc Mulaj, i cili u rrëzua në malin e Munellës, ka tronditur jo vetëm miq e familjarë të tij por dhe alpinistë të tjerë të cilët në mos kanë ngjitur malet e Shqipërisë me të ose kanë dëgjuar me të.

All - Paragraf - 3

Një ndër ta është dhe Avni Daku, i cili bashkë me grupin e tij prej katër vetash (dy nga Gjilani dhe dy nga Kukësi), kanë ndezur një qiri në kujtim të të ndjerit Ndoc Mulaj, në Majën e Korabit. Siç shprehën shumë miq të tij, Mulaj ishte i apasionuar pas maleve dhe shumicën e shtigjeve të tyre i ka shënjuar ai.

"Të madhit të maleve shqiptare", qiri për alpinistin

Ngjitjen e tij, Daku nga Gjilani ka vendosur t`ja dedikojë Ndoc Mulajt të cilin ai vetë e ka takuar dy herë. Në postimin e tij, Avni Daku shkruan:

"Këtë ia dedikoj të madhit Ndoc Mulaj, të madhin e maleve shqiptare".

"Të madhit të maleve shqiptare", qiri për alpinistin

Kujtojmë se për shkak të motit të keq, shoqëruesi i alpinistëve që u rrëzuan në malin  e Munellës një ditë para natës së ndërrimit të viteve, 53-vjeçari Ndoc Mulaj humbi tragjikisht jetën.

"Të madhit të maleve shqiptare", qiri për alpinistin

Të fundit