Flash News

E-TJERA

Të martën mbahet betimi i kryebashkiakut, media greke: A do të lirohet Beleri për t'iu bashkuar ceremonisë?

Të martën mbahet betimi i kryebashkiakut, media greke: A do të

Të martën, më 27 qershor, Fredi Beleri do të duhet të betohet si kryebashkiak i Himarës. Por, Beleri ndodhet në burg pas akuzave të SPAK për shitblerje votash.

Prothothema ngre pyetjen nëse Prokuroria e Posaçme do ta lejojë Fredi Belerin të marrë pjesë në ceremoninë e betimit, për të marrë zyrtarisht detyrën si kryebashkiak.

“Nëse kjo nuk ndodh, konsiderohet e sigurt se qeveria Rama ka zgjedhur të vazhdojë pengun e Belerit, me qëllim largimin e tij si kryebashkiaku i Himarës për të rishqyrtuar zgjedhjet me synimin për të zgjedhur të “zgjedhurit” e tij”, shkruan media greke.

Ceremonia e betimit do të bëhet në Bashkinë e Himarës në orën 11:00 të mëngjesit e së martës.

Të fundit