Flash News

E-TJERA

“Të mbrojmë sigurinë kombëtare”/ Ambasada e SHBA lëshon njoftimin e rëndësishëm për vizat

“Të mbrojmë sigurinë kombëtare”/ Ambasada e SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar përmes një postimi në rrjetin social ‘X’ qëndrimin e Departamentit të Shtetit mbi politikat e vizave për shtetasit e huaj.

Në postimin e shpërndarë, ambasada ka theksuar se qëllimi kryesor i Uashingtonit është sigurimi i kufijve amerikanë dhe ruajtja e sigurisë kombëtare. Sipas njoftimit, çdo person i huaj që shkel ligjin në territorin amerikan mund të përballet me ndalimin e mundshëm për të hyrë në SHBA në të ardhmen.

Ambasada ka sqaruar gjithashtu se individët, përfshirë ata që udhëtojnë për arsye studimi, mund të përballen me refuzimin e vizës, revokimin e saj ose edhe dëbimin nga territori amerikan, nëse nuk respektojnë ligjet e vendit. Ky njoftim tregon angazhimin e SHBA-ve për të mbrojtur sigurinë e vendit dhe për të siguruar që vizat të përdoren nga ata që respektojnë rregullat dhe ligjet e Shteteve të Bashkuara.

Të fundit