Flash News

E-TJERA

Të mërkurën reshje intensive, Mbrojtja Civile: Ja qarqet që mund të përmbyten

Të mërkurën reshje intensive, Mbrojtja Civile: Ja qarqet që

Nga e mërkura, oritet që vendi ynë të përfshihet nga rreshje e shiu intensive që mund të sjellin pasoja në disa qarqe të vendit.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtës Civile ka treguar qarqet të cilat do jenë më të rrezikuara nga reshjet intensive të shiut, të cilat do të shoqërohen dhe me shkarkesa elektrike.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.

Bashkitë duhet të mobilizojnë strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe institucioneve që kanë në administrim hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër që është në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.

Të fundit