Flash News

E-TJERA

“Të mos jetë kamerier i Ramës”, Fuga: Kush po e shantazhon Presidenten e re, ende pa u zgjedhur

“Të mos jetë kamerier i Ramës”, Fuga: Kush po e

Akademiku Artan Fuga ka komentuar debatet dhe diskutimet për zgjedhjen e Presidentit të ri, kur ky i fundit tashmë është në duart e socialistëve.

Në një postim në Facebook, Fuga shkruan se në mesin e diskutimeve është krijuar përshtypja se Presidenti nuk vlen duke ia zhvlerësuar kompetencat e duke e parë atë si një kukull. Sipas akademikut kjo rrjedh nga fakti që si opozita ashtu edhe maxhoranca ia kufizuan kompetencat Presidentit.

“Me rastin e zgjedhjes të Presidentit të ri të Shqipërisë nga të gjitha anët e politikës dhe medias, nga pushteti dhe nga opozita, ka një prirje për ta zhvleftësuar rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës.

E gjithë alibia mbështetet te iluzioni se meqë kompetencat e presidentit janë disi të kufizuara, meqë në vitin 2008 opozita e sotme dhe pushteti i sotëm së bashku i kufizuan edhe më shumë kompetencat e presidentit, meqë zgjedhja e tij në raundin e katërt dhe të pestë bëhet me shumicë të thjeshtë votash, atëhere nxirret përfundimi sa i gabuar aq edhe i mbrapshtë se:

Presidenti nuk vlen për gjë! Presidenti është një kukull, ta zemë si Kardashian për t'i shërbyer Shqipërisë me hire femërore! Pra, si pushtet, e trajtojmë si një kukull e ardhshme!”, shkruan Fuga.

Teksa i referohet deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, Fuga shkruan se socialisti ka shkelur Kushtetutën duke deklaruar se “Presidenti nuk është pjesë e pushteteve. Këtë Fuga e sheh si një shantazhim që po i bëhet Presidentes së re, figurë së cilës

“I ngarkuari me rolin e kryetarit të grupit parlamentar socialist arriti deri sa të deklarojë dje se "Presidenti nuk është pjesë e pushteteve në Shqipëri"!!! Këtu jemi përballë një mosnjohjeje të lemerishme si të Kushtetutës, si të së drejtës kushtetuese, si edhe të historisë të institucioneve, por njohjen e kësaj nuk e pretendojmë për deklaruesit!

Eshtë një shantazhim që i bëhet Presidentes së ardhshme të vendit! Dhe i japin të dy palët, sikurse më shumë shumica, dhe disa nga solistët e saj, rolin e gjoja të përfaqësimit të moralit gjithëpërfshirës, të unitetit të popullit e kombit, a ku dihet se çfarë tjetër, pra një pushtet gjoja vetëm moral gjithpërfshirës!

Me një fjalë e paraqesin si një profet të rremë që paska fuqi pa kompetenca të mbledhë kombin rreth vetes! E paraqesin Presidentin si një kryeplak, si një bajraktar, si një gjysh të mirë, a si kryegjysh, që e duan të gjithë, e respektojnë të gjithë. Dhe e gjitha kjo ndërkohë që çdo veprim në shoqërinë tonë krijon çarje dhe separatizma të jashtëzakonshëm. Askush nuk e privon dot Presidentin nga gjykimet publike të tij, nga marrëdhëniet me grupe deputetësh për të mirën publike! Apo të mobilozojë marrje firmash masive për referendume. Kjo e bën Presidentin të mos jetë kamarieri i kryeministrit, sikurse po e shantazhojnë për të qenë ende pa u zgjedhur, por të jetë bashkëqeverisës me kryeministrin e tij!”, vijon Fuga.

Të fundit