Flash News

E-TJERA

“Të mos kandidojë në zgjedhje”, Bejtja flet për deklaratat e Yuri Kim dhe bisedat me Tom Doshin: Më tha ‘jam në rregull’  

“Të mos kandidojë në zgjedhje”, Bejtja flet për

Kryetari në detyrë i Partisë Social Demokrate, Engjëll Bejtja ka komentuar deklaratat e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, pasi kërkoi që Tom Doshi të mos kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, si dhe “sfidimin” nga Doshi nën siglën e PSD.

E ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Bejtja tha se ndaj Doshit janë hedhur edhe më parë akuza, por institucionet shqiptare e kanë certifikuar.

Në këtë rast ne jemi të detyruar të respektojmë vendimet e institucioneve të shtetit shqiptar. Nëse ato institucione janë difektoze, duhen rregulluar ato, asgjë tjetër. Për sa kohë këto institucione e certifikojnë z. Doshi, atëherë ku lind problemi?”, tha Bejtja.

Më tej, Bejtja deklaroi se nuk ka mundur të komunikojë me ambasadoren amerikane, për të kërkuar sqarime mbi deklaratat e saj drejt Doshit, por shtoi se ka diskutuar me këtë të fundit, i cili i ka thënë se çdo gjë në rregull.

Nuk kam pasur rastin të komunikoj drejtpërdrejt me ambasadoren, për të kërkuar ndonjë sqarim plus. Patjetër që kam diskutuar me Doshin, dikur kemi diskutuar dhe për këtë pikë dhe më ka garantuar që është në rregull me gjithçka”, shtoi ai.

 

Të fundit