Flash News

E-TJERA

Të moshuar në oksigjenim, dalin pamjet brenda spitalit Covid-3

Të moshuar në oksigjenim, dalin pamjet brenda spitalit Covid-3

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar pamjet nga ambienti i brendshëm i spitalit Covid 3, i cili u hap sot në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe priti gjashtë pacientët e parë të infektuar.  

Sipas ministres, Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standardet për trajtimin e të sëmurëve

“Siç e kishim thënë, pas plotësimit të vendeve në spitalet Covid-1 dhe Covid-2, kemi hapur Spitalin Covid-3, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Covid-3 ka të gjitha pajisjet e nevojshme dhe standardet për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19, ndërkohë që drejtohet nga një ekip i kualifikuar dhe me shumë eksperiencë mjekësh, të spitalit infektiv dhe të strukturave tona të shërbimit shëndetësor.

 Që nga fillimi i pandemisë, nuk e kemi ndërprerë për asnjë moment trajnimin e personelit infermieror, që do të shërbejë në spitalet tona Covid. Të sëmurëve në Covid-3 do u shërbejë gjithashtu një ekip infermierësh të trajnuar dhe me eksperiencën e përftuar duke u shërbyer pacientëve gjatë periudhës së pandemisë.

 Siguroj qytetarët shqiptarë se nuk e kemi ndalur dhe nuk do t’a ndalim asnjë çast punën për t’i ofruar çdokujt që ka nevojë, shërbimin më të mirë të mundshëm mjekësor.

 Dhe në fund, si gjithmonë, kam një lutje:
Të bëjmë të gjithë nga pak për të shmangur përhapjen e infeksionit, duke respektuar rregullat”, shkruan ministrja.

Të moshuar në oksigjenim, dalin pamjet brenda spitalit Covid-3Të moshuar në oksigjenim, dalin pamjet brenda spitalit Covid-3

Të fundit