Flash News

E-TJERA

“Të moshuarit personalitete”, Meta: Qytetarët të vaksinohen masivisht, i papranueshëm ‘diferencimi klasor’

“Të moshuarit personalitete”, Meta: Qytetarët të
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar të papranueshëm vaksinimin selektiv të personaliteteve të moshuara, të komunikuar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.

Në një intervistë për gazetaren Beti Njuma në “RTV Ora”, Meta tha se qytetarët duhet të vaksinohen masivisht, pasi nNuk jemi në situatë për të bërë diferencime klasore.

Nuk jemi në situatë për të bërë diferencime klasore, pasi askush nuk e ka këtë të drejtë. Të gjithë qytetarët janë të barabartë, sidomos kur bëhet fjalë për jetën dhe për shëndetin e tyre.

Të gjithë duhet të trajtohen si të tillë. Natyrisht, janë disa fasha që janë më të rëndësishme, siç janë mjekët, sanitarët, personeli që ndeshet me këtë sfidë, mosha e tretë, që mund të rezultojë më problematike, invalidët apo persona të tjerë, por çdo diferencim tjetër pastaj ngjan si klasor”, tha Meta.

Të fundit