Flash News

E-TJERA

"Të ndryshojmë avokat"/ Me kë foli Balluku pas vendimit të gjykatës?

"Të ndryshojmë avokat"/ Me kë foli Balluku pas vendimit

Raporti i publikuar në Këshillin e Rregullores dhe Imunitetit, i përgatitur nga Partia Demokratike e Shqipërisë, vë theksin te një bisedë telefonike e zhvilluar pas vendimit gjyqësor për çështjen ku është nën hetim Belinda Balluku.

Sipas dokumentit, kjo komunikatë po shqyrtohet nga prokurorët për dyshime se mund të ketë elemente ndikimi mbi procesin hetimor.

Hetuesit e SPAK kanë referuar se biseda ka ndodhur një ditë pas vendimit të gjykatës për masat ndaj personave të përfshirë në çështje dhe në të cilën Balluku është shfaqur e shqetësuar duke shqyrtuar edhe mundësinë për të ndërruar avokatin.

“Në përmbajtje të këtij transkriptimi rezultojnë të dhëna për intimidimin e personave....Ka përmbajtje, që zonja është e frikësuar, përmend edhe emrat se nga kush është frikësuar, emër zyrtari, por edhe persona të fortë në rang grupesh të tjera. Ajo përmend tundimin nëpërmjet korrupsionit që të ndryshojë thëniet apo edhe të zëvendësojë mbrojtësin e saj me një mbrojtës të pëlqyer nga personat që i vetëofrohen. Kjo është shumë e qartë në përmbajtje”, ka thënë Prençi.

Të fundit