Flash News

E-TJERA

“Të njoh nga Forumit Rinor i PD”, Eni Vasili debat me Murrizin: A je mirë? Për çfarë ke ardhur këtu?

“Të njoh nga Forumit Rinor i PD”, Eni Vasili debat me Murrizin:

Deputeti i të ashtuquajtur opozita parlamentare, Myslim Murrizi ka debatuar me moderatoren e Open, Eni Vasili, pasi devijoi subjektit të emisionit, ku u fol për partitë e reja dhe fragmentarizmin e të djathtës.

Debati fillimisht nisi mes Murrizit dhe analistit Agron Gjekmarkaj, kur tha se partitë e reja opozitare i shërbejnë PS dhe janë krijuar për karrierë politike të disa personave.

Murrizi: Jam e vetmja parti që nuk është krijuar me urdhër të Ramiz Alisë dhe nga sigurimi i shtetit. Kam në parlament në kohët e vështira në Shqipërisë.

Gjekmarkaj: Në atë kohë isha gjimnazist në Lezhë. Ca prisje të merrja armët. Jam ditëlindja e 74.

Murrizi: Ke fatkeqësinë se je një ditëlindje me Lulin.

Pastaj fillon debati me Eni Vasilin:

Teksa drejtuesja e pyeti për partitë e reja që po krijohen, një debat i pakuptimtë u krijua mes tyre.

Myslim Murrizi: “Më thirr në mbiemër”

Vasili: Po pse si të thirra? A je mirë sot z.Murrizi?

Murrizi: E, ashtu më thirr. Se të njoh që nga mbledhja e Forumit Rinor të PD

Vasili: E ke gabim, s’kam qenë kurrë. Tani ju lutem, se jam drejtuese e Open dhe ça ndodh në këtë emision e vendos unë. Për çfarë ke ardhur këtu?

Murrizi: Po jo unë s’ta prish këtë emision, kam respekt. Kam ardhur i ftuar.  

Të fundit