Flash News

E-TJERA

‘Të pathënat e Yuri Kim’/ Ambasadorja amerikane flet sot në “VOA”, çfarë mesazhi do t’i japë politikës

‘Të pathënat e Yuri Kim’/ Ambasadorja amerikane flet sot

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim do të jetë e ftuar sot në “VOA- Zëri i Amerikës”, në një intervistë për të folur lidhur me marrëdhëniet e saj me qeverinë dhe diplomatët shqiptare.

Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA-ve ë Tiranë ka shkëputur një pjesë nga intervista e ambasadores Kim për VOA-n.

"Pra, detyra ime e parë, përparësia ime e parë është të sigurohem që qeveritë tona të kenë një marrëdhënie të mirë pune. Por përtej kësaj, diplomacia ka të bëjë me më shumë se thjesht qeveri me qeveri; ka të bëjë edhe me marrëdhënien njerëz me njerëz, madje edhe bizneset. Dhe prandaj më shikoni mua dhe diplomatë të tjerë në ambasadën amerikane të udhëtojmë rretheqark vendit, sepse kemi punë këtu në Tiranë me zyrtarë qeveritarë, por kemi shumë më tepër punë – dhe kur them punë, flas për marrëdhëniet – me pjesën tjetër të Shqipërisë." Ndiqni VOA - Zëri i Amerikës sonte në mbrëmje, ora 18:00, për të parë intervistën e Ambasadores së SHBA Yuri Kim me gazetarin Armand Mero", thuhet në njoftimin e ambasadës.

Intervista e Yuri Kim vjen pas situatës së trazuar të krijuar në radhët e Partisë Demokraike ku kryedemokrati Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar ish-liderin Sali Berisha pas ultimatumit të SHBA-së, për largimin e Berishës nga PD-së.

Vetë Berisha, pas vendimit të Bashës, deklaroi se do të bëjë çdo përpjekje për t’i rikthyer partisë sovranatitetin dhe për të ngritur në piedestal.

Të fundit