Flash News

E-TJERA

Të penduarit në PD, Kulluri: Kompromiset s'përfundojnë me një 'më fal'. Çështja është ç'do të ndodhë pas largimit të Bashës

Të penduarit në PD, Kulluri: Kompromiset s'përfundojnë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së Edvin Kulluri ka reaguar për situatën në Partinë Demokratike dhe kryesisht për "të penduarit". Ai thotë se janë të shumtë demokratët që kanë mbështetur kryedemokratin Lulzim Basha, ndërsa thekson se nuk është një gabim, por dështime të qëllimshme për 8 vjet.

"Bashkepunimi ne gabim apo me keq akoma ne faj te ben bashkepergjegjes! Por me keq se kaq, dikush qe nuk hapi goje 4 vite nga 2017 e deri ne 26 prill te 2021 del e thote 'e kerkova i pari doreheqjen e Bashes' duke bere per budallenj te gjithe ata qe 4 vite rresht kerkuan largimin e Bashes dhe reformimin e PD si e vetmja rruge drejt fitores!"-shkruan Kulluri.

Ky i fundit nënvizon se nëse e ardhmja ndërtohet mbi "hipokrizinë" e te shkuarës, ka për të mbetur e tillë. Ai thekson se është domosdoshmëri që Basha të largohet nga drejtimi i PD më 11 dhjetor, duke shtuar se kush mendon të kundërtën, është pro shkatërrimit të partisë.

"Lulzim Basha pas 11 dhjetorit do largohet nga kreu i PD! Kjo eshte domosdoshmeri! Kush mendon te kunderten eshte me fajtor se Basha vete ne rrugen e shkaterrimit te opozites!"-shton Kulluri.

Ai veçon se çështja është se çfarë do të ndodhë pas largimit të Bashës. "A do i rikthehemi cikleve qe na cojne ne Bashe te tjere apo do e leme pas kete 'cikel hipokrizish pa fund'?!"-, thotë Kulluri.

Ky i fundit shton se demokracia është besim te vlerat që nuk ngrihen mbi kompromise dhe që nuk përfundojnë me një "më fal".

Të fundit