Flash News

E-TJERA

Të përfshira bandat shqiptare? Tentohet rrëmbimi i ministrit belg të Drejtësisë

Të përfshira bandat shqiptare? Tentohet rrëmbimi i ministrit belg

Bandat në Belgjikë kanë tentuar rrëmbimin e ministrit të Drejtësisë, Vincent Van Quickenborne. Plani u prish rastësisht nga policia, falë një kontrollit të një automjeti dhe bashkëpunimit me kolegët holandezë.

Të katër autorët e dyshuar të rrëmbimit u arrestuan në Holandë. Dhe sipas mediave belge, ata janë trafikantë droge. Van Quickenborne deklaroi se ishte paralajmëruar nga prokurori federal se kishte një plan për rrëmbimin e tij.

"Për momentin do të jem nën vëzhgim dhe nuk do të mund të marr pjesë në disa aktivitete të planifikuara në ditët në vijim. Nuk është e këndshme, por është e kuptueshme", sqaroi ministri.

Gjithashtu shtoi se "ne do të vazhdojmë të luftojmë krimin e organizuar, me më shumë njerëz. dhe burime se më parë. Në shtetin tonë ligjor demokratik, ne kurrë nuk do t'i përkulemi dhunës”.

Për gati një dekadë, Belgjika është bërë një nga qendrat kryesore të hyrjes së kokainës në Evropë. Porti i Antëerpen, sipas të dhënave të raportit të Europol “Cocaine Insight”, ka fituar rekordin e portit me trafikun më të madh të pluhurit të bardhë në kontinent: vitin e kaluar u sekuestruan 66 tonë kokainë, kundrejt pesë të vitit 2013.

Pas tij, porti i afërt holandez i Roterdamit. Rritja e flukseve të drogës është shoqëruar me një rritje progresive të pranisë së mafias në territor, nga Ndrangheta në atë shqiptare, duke kaluar përmes Moccro Maffia-s në zhvillim, një grup i përbërë fillimisht nga kriminelë evropianë të lindur nga familje emigrante marokene. Si dëshmi e pranisë së tyre në zonë, pati një rritje të vrasjeve.

Burimi: EuropaToday

Të fundit