Flash News

E-TJERA

Të përfshirë në kultivimin e drogës, SHÇBA publikon raportin: 73 efektivë në pranga , 24 prej tyre drejtues

Të përfshirë në kultivimin e drogës, SHÇBA

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka publikuar raportin vjetor lidhur me procedimet penale që janë ndjekur ndaj oficerëve të policisë në rang vendi. Sipas raportit, në vitin 2020 u proceduan 73 efektivë policie për kultivimin e drogës.

Sipas ABC, 30 prej të arrestuarve u hetuan nën masën arrest me burg, pjesës tjetër iu caktua një masë më e butë sigurie. Krahasuar me vitin 2019, numri i efektivëve të policisë të arrestuar si të përfshirë në procesin e kultivimit të lëndëve narkotike, është rritur ndjeshëm. Në vitin 2020 janë vënë në pranga 15 efektivë më shumë sesa në vitin 2019.

Nga 73 oficerët e arrestuar, 24 janë në nivele të larta drejtuese, ndërsa 49 janë në nivel zbatues. Në raport rezulton se ka një ulje të ndjeshme të besueshmërisë së qytetarëve ndaj uniformave blu. 308 qytetarë kanë kërkuar hetim administrativ për efektivët, ku numrin më të lartë të ankesave e mban policia rrugore me argumentin se kanë vendosur gjoba në mënyrë të padrejtë.

Ndërsa 103 persona kanë kërkuar hetim për policinë pasi janë gjobitur padrejtësisht në kohën e pandemisë. Numrin më të lartë të ankesave, bazuar te të dhënat, e mban qyteti i Tiranës, i pasuar nga Vlora dhe Durrësi.

SHÇBA është duke kryer procedurat për identifikimin e efektivëve dhe për t'i çuar para përgjegjësive të lidhura me krimin. Ndërkohë pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama dha ultimamut që brenda 100 ditësh të nxirren para drejtësisë të gjithë të inkriminuarit dhe të korruptuarit, të cilët janë në radhët e forcave policore.

Të fundit