Flash News

E-TJERA

Të përfshirë prokurorë, policë dhe zyrtarë publikë/ Goditet rrjeti kriminal i trafikut dhe korrupsionit, 38 të arrestuar

Të përfshirë prokurorë, policë dhe zyrtarë

Autoritetet shqiptare dhe italiane kanë zhvilluar një operacion ndërkombëtar kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave. Mediat italiane kanë zbardhur detaje, ku bënë me dije se në total janë lëshuar 38 urdhër arreste, 10 prej të cilëve janë arrestuar më parë dhe ata ndodhen në Itali.

Në pranga janë vënë zyrtarë të lartë si  prokurorë, drejtues policie dhe funksionarë publik. Hetimet për këtë grup kriminal kanë nisur në vitin 2018 dhe operacioni është shtrirë në Shqipëri, Itali, Mal të Zi dhe Spanjë. Ndërkohë po kryhen procedurat e nevojshme për konfiskimin e pasurisë së tye që kap vlerën e miliona eurove.

Përveç fenomenit të korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave, u zbardh i gjithë "zinxhiri i furnizimit" të drogës në lidhje me kultivimin, prodhimin, grumbullimin, magazinimin dhe dërgesën në brigjet e Puglias. Kanë qenë katër të penduar, të cilët bashkpunuan me drejtësinë për të goditur këtë rrjet kriminal.

Detaje se kush janë personat e përfshirë dhe si funksiononte ky grup priten të bëhen me dije nga kreu i SPAK-ut, Arben Kraja, i cili do të zhvillojë në orën 10.30 një konferencë për mediat së bashku me Prokurorin e Antimafias italiane, De Raho.

Të fundit