Flash News

E-TJERA

Të përshirë në grupe kriminale, përjashtohen nga policia dy efektivë

Të përshirë në grupe kriminale, përjashtohen nga

Policët Henerigert Mitri dhe Klodian Shahini janë përjashtuar nga Policia e Shtetit pasi rezultuan të përfshirë në dosjen e SPAK ku u goditën 7 grupe kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, firmosi masën disiplinore “përjashtim nga policia” për dy punonjësit, për të cilët Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masë sigurimi personal. Përjashtimi i tyre nga Policia e Shtetit është bërë për veprime korruptive, sjellje të rëndë diskretituese, shkelje të rëndë të atributeve, shkelje të kompetencave të policisë dhe mosbindje të rëndë.

Pas firmosjes së urdhrave të përjashtimit, Rrumbullaku, u shpreh:

“Në radhët e Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend për askënd që shkel ligjin dhe, më keq akoma, bashkëpunon me grupet kriminale. Falënderoj Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byronë Kombëtare të Hetimit për bashkëpunimin profesional në përpjekjet e përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar dhe vënien përpara drejtësisë të kujtdo që tenton t'i shmanget asaj”.

 

Të fundit