Flash News

E-TJERA

Të premten gjykata e Lartë vendos për “fatin” e Llallës, ngecin procedurat për ekstradimin nga Italia

Të premten gjykata e Lartë vendos për “fatin” e

Teksa nëpërmjet avokatit të tij, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla vijon betejat për të shmangur burgun, procedurat për ekstradimin e tij nga Italia kanë ngecur.

Burime zyrtare nga Ministria e Drejtësisë i thanë Tv Klan se në Janar të këtij viti, i kanë konfirmuar autoriteteve italiane kërkesën për ekstradimin e Llallës.

Por që prej Janarit nuk ka pasur asnjë komunikim tjetër nga pala italiane, që mund të lidhet me refuzimin ose jo të ekstradimit. Ministria thotë se nuk është vënë në lëvizje as nga Prokuroria, për të dërguar shkresë rikujtese në lidhje me procedurën.

Ndërkohë, një kërkesë e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla për pezullimin e përkohshëm të dënimit të tij me burg, do të shqyrtohet nga Gjykata e Lartë në 22 Prill. Për të njëjtën kërkesë dy gjykatat e Posaçme janë shprehur kundër.

Kujtojmë se Llalla u shpall fajtor për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

Ai akuzohet se nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7 mijë dollarësh për lindjen e djalit, shpenzimet që lidhen me ndërtimin e katit të tretë të banesës si dhe shkollimin e vajzës në Gjermani.

Gjithashtu gjykata vendosi edhe konfiskimin e pasurisë, një apartament në Durrës dhe rreth 22 mijë m2 tokë arë ne periferi të Tiranës, si dhe për 5 vite nuk duhet te ushtrojë asnjë funksion publik.

Ish-kryeprokurori Llalla, i arratisur nga vendi para vendimit të formës së prerë që e dënoi me dy vjet burg për “fshehje të pasurisë”, u arrestua në Itali ne dhjetor te vitit te kaluar.

Llalla ndodhet nën mbikëqyrjen e autoriteteve italiane në pritje të vendimit që do të marrë gjykata pas kërkesës së Shqipërisë për ekstradim.

Të fundit