Flash News

E-TJERA

Të rinjtë e arrestuar në Gramsh, Karamuço: Janë agjentë rusë të ‘GRU’, kanë dokumentacion sekret

Të rinjtë e arrestuar në Gramsh, Karamuço: Janë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço pohoi se tre të rinjtë e arrestuar në Gramsh teksa tentuan të hyjnë në uzinën ushtarake, janë agjent rusë.

I ftuar në Abc News, Karamuço deklaroi se tre të rinjtë janë agjentë të GRU-së dhe vijnë si rekrutime nga civilët. Eksperti tha se dy rusët dhe ukrainasi kanë dokumentacione të cilat klasifikohen sekrete.

“Këta person, nga dokumentacioni që është sekret. Po janë agjentë rus. E konfirmojnë. Janë të GRU ruse. Janë të paguar nga këto shërbime. Drejtoria 7 quhet. Janë rekrutime edhe nga civilët. Si këta. Ata i gjejnë studentë. Ata vijnë me pyetje të sakta. A ka NATO plan për të prodhuar fishekë. A prodhon ende? A ka armë që janë në Ukrainë? Ndaj kishte një kimist me vete. Rusët nuk vijnë për të vrarë këtu. Agjentura kërkon përgjigje. Në Kuçovë u ngrit pyetja a kishte raketa patriot aty?”, tha Karamuço.

Të fundit